Mirë se vini në Studimin e Shkrimit me Prekje!

A po shkruani akoma me dy gishta? A e keni akoma të nevojshme të shikoni në tastierë para çdo shtypje tasti?

Mirë, Studimi i Shkrimit me Prekje është një faqe interneti falas, e thjeshtë për të mësuar e cila është bërë që t’ju ndihmojë të mësoni, të praktikoheni dhe të përmirësoni shpjetësinë dhe saktësinë e shkrimit. Pasi të mësoni shkrimin me prekje nuk do të keni nevojë të shikoni më në tastierë për të gjetur shkronjat dhe gjithashtu do të jeni në gjendje të shkruani shumë më shpejt!

Shkrimi me prekje është një metodë e bazuar në memorien e muskujve në vend se në shikimin. Kjo metodë ju lejon të arrini shpejtësi shumë më të lartë të vendosjes të të dhënave, veçanërisht nëse ju duhet të shkruani tekst nga një material që e shikoni.

Shkrimi me metodën e shkrimit me prekje përmirëson ndjeshëm rendimentin tuaj në kompjuter; rrit shpejtësinë e vendosjes të të dhënave dhe, aty ku është e mundur, pakëson lodhjen dhe dëmtimin e syve.

Studimi i shkrimit me prekje ka 15 mësime, një test shpejtësie dhe lojëra nga të cilat mund të mësoni të shkruani hap pas hapi, të kontrolloni progresin tuaj dhe të argëtoheni!

Modeli i tastierës

Screenshot